
Shkodër- Dy vëllezër janë arrestuar nga policia nën dyshimin se kryen ekzekutimin e 33 vjeçarit Ramazan Mataj në fshatin Dragoç të Postribës dy ditë më parë.
Në pranga kanë rënë Arjon dhe Klisman Hasaj, ndërsa janë shoqëruar gjithashtu në polici dy të afërm të tyre të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në krimin e rëndë ku i riu u ekzekutua me 29 plumba.
Autorët rezultojnë të jenë fqinj me Ramazan Matajn dhe njëri prej tyre u kap në kufi teksa tentonte të dilte jashtë vendit. Dyshohet se shkak për ngjarjen e rëndë është bërë një konflikt i mëhershëm i tyre, pasi vëllezërit e akuzonin të riun se u kishte prishur martesën e motrës.
Pavarësisht ekzekutimit me egërsi të të riut i cili mori në total 14 plumba në trup, i ati deklaroi para mediave se nuk kishte asnjë konflikt me askënd dhe se priste që të fejonte të birin. Versus.al







