Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë për pesë të dyshuar për krime lufte, akte të cilat dyshohet se i kanë kryer kundër popullsisë civile gjatë luftës në Kosovë më 1998-1999.
Aktakuza është ngritur Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve me inicialet D.C, D.N, M.SH, N.S dhe S.J.
Sipas një njoftimi për media për pesë të pandehurit ekziston dyshimi i bazuar mirë se gjatë luftës në Kosovë, konkretisht në rajonin e Gjilanit, si pjesë e grupit kriminal, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, të armatosur dhe të veshur me uniforma të kamufluara dhe uniforma jo të rregullta të policisë apo ushtrisë serbe, kanë marrë pjesë në vrasjen e tetë civilëve shqiptarë.
“Konkretisht dy nga këto viktima i kanë vendosur në grumbull drunjësh, ku njëri nga ta është djegur për së gjalli, kishin rrahur, maltretuar, torturuar, plaçkitur, dëbuar popullatën civile shqiptare, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë, andaj, – më këtë, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale, Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së”, thuhet në njoftim.
Më tej në njoftim bëhet e ditur se për të pandehurit M.Sh dhe N.S., ekziston dyshimi i bazuar mirë, se gjatë zbatimit të urdhër kontrolleve, janë gjetur në pronësi dhe posedim armë, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, me çka të njëjtit kanë kryer veprën penale, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Qarku i Tiranës (PS) / Kë do të votoni për deputet të Kuvendit të Shqipërisë, në zgjedhjet e 11 majit
-
Edi Rama
-
Ogerta Manastirliu
-
Elisa Spiropali
-
Lindita Nikolla
-
Taulant Balla
-
Adea Pirdeni
-
Albana Koçiu
-
Igli Hasani
-
Delina Ibrahimaj
-
Ilva Gjuzi
-
Iris Luarasi
-
Erjon Malaj
-
Andi Seferaj
-
Anila Denaj
-
Antonela Dedej
-
Arben Pëllumbi
-
Blendi Gonxhe
-
Blendi Sulaj
-
Blerina Gjylameti
-
Edlira Dyrmishaj
-
Eldi Çepeli
-
Endrit Brahimllari
-
Entela Ramosaço
-
Erjon Braçe
-
Ermonela Felaj
-
Ervin Hoxha
-
Etilda Gjonaj
-
Etjen Xhafa
-
Fatmir Xhafaj
-
Florian Pullazi
-
Glindxhet Madhi
-
Halil Koloshi
-
Halit Valteri
-
Julinda Dhame
-
Kejsi Elezi
-
Klotilda Bushka
-
Mimi Kodheli
-
Mirgit Vata
-
Olta Xhaçka
-
Ornaldo Rakipi
-
Pandeli Majko
-
Persida Shkrepa
-
Plarent Ndreca
-
Roy Bashaj
-
Silda Çepe
-
Sofika Lleshi
-
Toni Gogu
-
Xhemal Qefalia
-
Ylli Shehu







