AKTUALITET /

EMRAT/ Sherr pronash mes kushërinjve në Thumanë, dy të plagosur, njëri dyshohet polic

Dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një konflikt mes kushërinjve, teksa mësohet se njëri prej tyre është polic.

Shkruar nga Versus

EMRAT/ Sherr pronash mes kushërinjve në Thumanë, dy të

Dy persona mësohet se kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Thumanë.

Dyshimet paraprake janë se kemi të bëjmë me një konflikt mes kushërinjve, teksa mësohet se njëri prej tyre është polic.

Bëhet fjalë për Sahit Sela dhe Adrian Sela, të cilët kanë qëlluar ndaj njëri tjetrit, duke u plagosur po të dy.

Ata janë nisur për në spitalin e Traumës.

Efektivi i policisë mësohet se ka qenë jashtë shërbimit, ndërsa dyshohet se konflikti ka filluar për motive pronësie.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2024, në afërsi të një fabrike çimentoje në Mamurras, gjatë një konflikti për motive pronësie (për një sipërfaqe toke) janë plagosur me armë zjarri shtetasit S. A. (S)., (punonjës Policie jashtë shërbimit) dhe A. S., kushurinj me njëri-tjetrin.

Si pasojë të dy shtetasit janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Poll