Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur në rrugën ‘Vllazërimi’, në Durrës.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit, ndërsa mësohet se viktima është identifikuar si Denis Hoxha.
Një makinë me targa angleze tip Volkswagen është përplasur me një kamion tip ‘Scania’ me targa AA 445 HX që ka qenë i ndaluar.
Si rezultat ka humbur jetën një person.








