AKTUALITET /

EMRI/ Mjeku kishte 11 shkelje disiplinore, detaje nga dhuna në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”

Burimet bëjnë me dije se ndaj Habibajt kishte 11 shkelje disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit të spitalit, por kjo është hera e parë që ai është kallëzuar në polici për dhunë fizike.

Shkruar nga Versus
EMRI/ Mjeku kishte 11 shkelje disiplinore, detaje nga dhuna në maternitetin
Foto nga materniteti

Efektivë të Komisariatit Nr. 3 kanë arrestuan në Tiranë mjekun Julian Habibaj, 53 vjeç, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Ngjarja ndodhi në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ku kryeinfermierja e ka kallëzuar mjekun se, pasi i kërkoi të plotësonte protokollin për një paciente, ai e kundërshtoi, e ofendoi dhe e kapi për fyti, duke i shkaktuar shenja të dukshme dhune.

Burimet bëjnë me dije se ndaj Habibajt kishte 11 shkelje disiplinore për veprime të ndryshme brenda stafit të spitalit, por kjo është hera e parë që ai është kallëzuar në polici për dhunë fizike.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë./ Versus.al

Poll