AKTUALITET /

EMRI/ Punëtori humbi jetën, policia vë në pranga inxhinierin e firmës së ndërtimit në Tiranë

Për këtë policia vuri në pranga 33 vjeçarin e identifikuar si Kristjan Moli me detyrë inxhinier, drejtues teknik në firmën që po kryente punime

Shkruar nga M.H
EMRI/ Punëtori humbi jetën, policia vë në pranga inxhinierin
Foto ilustruese

Policia ka arrestuar ditën e sotme inxhinerin e kompanisë Dd air shpk, për veprën penale të "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", pasi ditën e djeshme humbi jetën në vend një punëtor 66-vjeç duke rënë nga skela e pallatit në ndërtim.

Për këtë policia vuri në pranga 33 vjeçarin e identifikuar si Kristjan Moli me detyrë inxhinier, drejtues teknik në firmën që po kryente punime.

Raste të tilla fatkeqësisht po shtohen, duke kujtuar edhe rastin e rreth 10 ditëve më parë(27 gusht) ku një 58-vjeçar punonjës i firmës Inerti Shpk humbi jetën pasi u rrëzua aksidentalisht nga lartësia e pallatit në ndërtim.

/ Versus.al 

Poll