AKTUALITET /

EMRI/ Tjetër aksident me vdekje, humb jetën i riu në Librazhd

Shkruar nga Versus

EMRI/ Tjetër aksident me vdekje, humb jetën i riu në Librazhd

Një tjetër aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në vend.

Burime nga policia e Elbasanit kanë bërë të ditur se, një makinë është përplasur me një kamion në aksin rrugor ‘Librazhd-Prrenjas’, ku një mjet është përplasur me një kamionin dhe për pasojë ka humbur jetën shoferi i mjetit.

Sipas policisë, automjeti me drejtues Eugen Meka, 31 vjeç, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç.

31 vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa pasagjeri i cili udhëtonte me të është plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia Elbasan:

Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: