Prokurorja federale e Belgjikës, Ann Frasen ka qenë sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ku është takuar me kreun e institucionit, Altin Dumanin si dhe disa prokurorë të tjerë të posaçëm.
Mësohet se takimi ka qenë rreth hetimeve të përbashkëta mes autoriteteve belge dhe shqiptare në kuadër të dosjeve të zbuluara nga zbërthimi i përgjimeve në aplikacionin Sky Ecc.
Kujtojmë se një prej dosjeve të krimeve të klanit Çopja, u zbulua falë autoriteteve belge, të cilat zbardhën përgjimet që përfshinin kreun e organizatës kriminale, Franc Çopjan i cili rezultonte i përfshirë në disa ngjarje kriminale si trafiku i drogës në Belgjikë dhe porositja e vrasjeve në Shqipëri. Versus.al







