Kukës- Gjykata ka mbajtur sot seancën gjyqësore për 22 efektivët e arrestuar nën akuzën e përfitimit të 2.2 mln lekëve të reja nga gjobitja e makinave me targa të huaja në Rrugën e Kombit.
Në përfundim të seancës që zgjati për 10 orë rresht, gjykata vendosi lënien në burg të 6 efektivëve të policisë, 4 të tjerë në arrest shtëpie dhe 12 të tjerë detyrim paraqitje.
Mase sigurie me burg u la në fuqi për Nënkomisar Krenar Mollën, Inspektor Gasper Gjeta, efektiv Armand Shehun, inspektor Ndoc Pjetrin, dhe inspektor Armir Hallacin. Efektivët nuk kishin hedhur në sistem gjobat e vendosura për makinat me targa të huaja në autostradën Milot-Morinë në periudhën janar-dhjetor të vitit të kaluara. Në total 160 gjoba nuk u futën në sistem duke shkaktuar një dëm prej 22 milionë lekësh të vjetra.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. Versus.al







