
Në orët e para të mëngjesit të sotëm zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve që përfshinë dje zonën e Topullarajt në Gjirokastër ku u rrezikuan 4 fshatra të njësive administrarive Antigone dhe Lunxhëri.
Në operacion morën pjesë të gjithë zjarrfikësit e Gjirokastrës ndërsa me përshkallëzimin e situatës ndërhynë edhe zjarrfikës nga bashkitë e tjera. Flakët përfshinë kalanë historike të Shën Triadhës, e shpallur monument kulture e kategorisë së parë si dhe antenat e disa operatorëve telefonikë. Por tashmë situatë duket e qetë dhe nën kontroll. Versus.al







