E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn, zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani. Gjatë takimit, ajo ka vlerësuar punën e SPAK-ut, dhe vlerësoi arritjet e deritanishme në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.
VanHorn është shprehur se, në punën e tij, SPAK duhet të mbështetet edhe nga policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet.
‘E ngarkuara me punë, Nancy VanHorn, u takua sërish me Kryeprokurorin e SPAK-ut, Altin Dumani, dhe vlerësoi arritjet e SPAK-ut në ndjekjen penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivelet më të larta.
VanHorn dhe Dumani diskutuan se si SPAK dhe BKH nuk mund ta kryejnë këtë punë vetëm dhe duhet të mbështeten tek institucione si policia, gjykatat, zyrat e prokurorisë, zyrat e vetting-ut, inspektoratet dhe këshillat që bëjnë pjesën e tyre me pavarësi, përkushtim dhe integritet.
Kjo është thelbësore për të mbrojtur përparimin që Shqipëria ka bërë në sundimin e ligjit, një element kyç i procesit të integrimit në BE’, shkruan Ambasada e SHBA në një postim në Facebook.







