AKTUALITET /

FOTO/ Dalin pamje nga shtëpia ku u vra me çekiç nga burri i saj, nëna e dy fëmijëve

Shkruar nga Versus

FOTO/ Dalin pamje nga shtëpia ku u vra me çekiç nga burri i

Mediat greke kanë publikuar pamjet nga banesa ku ndodhi masakara ndaj Alba Cenkos, 32-vjeçarja që u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj Kastriot Cenko.

Ngjarja tragjike ndodhi në Ampelokipous, Greqi, ku vrasësi 39-vjeçar vrau të shoqen me çekiç dhe më pas fshehu trupin e të ndjerës në papafingon  e banesës së tyre.

Përgjatë javës kur trupi i të ndjerës qëndroi në papafingo, Cenko bëri çdo tentativë për të mbuluar krimin makabër.

FOTO/ Dalin pamje nga shtëpia ku u vra me çekiç nga burri i

Përmes telefonit të bashkëshortes që i mori jetën në mënyrë tragjike, ai i shkruante mesazhe të afërmve të Albës dhe fëmijëve të tyre në mënyrë që ata mos të bëheshin merak e të mos ta denonconin të zhdukur.

Dyshimet janë se krimi në familjen shqiptare ka ndodhur për shkak të xhelozisë së Kastriot Cenkos për bashkëshorten e tij 32-vjeçare.

FOTO/ Dalin pamje nga shtëpia ku u vra me çekiç nga burri i

Krimi ka ndodhur në banesën e çiftit në Ampelokipi, teksa dy djemtë të moshës 9 dhe 12-vjeç po flinin gjumë. Pasi ka mbështjellë trupin e gruas me çarçaf e ka vendosur në papafingo, ku e ka lënë për 1 javë derisa ditën e djeshme (5 Dhjetor) telefonoi policinë duke rrëfyer vrasjen.

Dyshohet se fillimisht e ka goditur gruan me çekiç në kokë dhe më pas e ka mbytur me duar.

FOTO/ Dalin pamje nga shtëpia ku u vra me çekiç nga burri i FOTO/ Dalin pamje nga shtëpia ku u vra me çekiç nga burri i   

Poll