AKTUALITET /

FOTO/ Thellohet skandali në QSUT, mjekët e Onkologjikut nxorrën jashtë përdorimit aparaturën për të sëmurët me kancer

Që prej vitit 2021 kur ishte blerë, aparatura "Kobalto-terapie" për trajtimin e kancerit nuk ishte vendosur në punë duke rrezikuar jetën e pacientëve por edhe të vetë mjekëve.

Shkruar nga B.V
FOTO/ Thellohet skandali në QSUT, mjekët e Onkologjikut nxorrën
Zv.drejtoresha Brikena Qirjazi, mjekja Alketa Ymeri (Pere) dhe mjeku Edmond Gashi

Tiranë- Në njoftimin zyrtar të prokurorisë janë zbuluar detaje të reja nga skandali në Onkologjikun e QSUT-së ku u zbulua se zv.drejtoresha e QSUNT, Brikena Qirjazi dhe mjekët Alketa Ymeri (Pere) dhe Edmond Gashi orientonin pacientët drejt klinikave private duke mos u dhënë shërbimin e duhur.

Pacientët më pas i blinin medikamentet në farmaci të cilat i tregtonin ato pa pullën fiskale dhe me kod të prishur. Gjatë hetimeve u zbulua se aparatura “Kobalto-Terapie” e cila u instalua në spitalin Onkologjik në vitin 2021, për trajtimin e të sëmurëve me tumor apo kancer të lëkurës, nuk ishte vënë në përdorim nga mjekët.

Sipas hetimeve të prokurorisë, nuk u krijua një “bunker radioaktiv” për të vënë në punë pajisjen duke e lënë këtë të fundit në kushte të papërshtatshme dhe duke e bërë burim rreziku për vetë personelin mjekësor si pasojë e rrezatimeve të mundshme që emeton kjo pajisje. Versus.al

Poll