AKTUALITET /

FOTOT/ Zjarri shkrumbon plotësisht supermarketin në Durrës

Dyshohet paraprakisht se shkak për zjarrin është bërë mbingarkesa nga pajisjet frigoriferike.

Shkruar nga Versus
FOTOT/ Zjarri shkrumbon plotësisht supermarketin në Durrës
Foto nga vendngjarja

Durrës- Një supermarket në lagje nr.13 të qytetit është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm.

Dëmet janë të mëdha pasi i gjithë objekti ku ka rënë zjarri, është shkrumbuar plotësisht. Burimet bëjnë me dije se zjarri u përhap me shpejtësi duke lënë pak mundësi reagimi për të shpëtuar godinën.

Pavarësisht ndërhyrjes së ekipit të zjarrikësve, objekti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Versus.al

FOTOT/ Zjarri shkrumbon plotësisht supermarketin në Durrës FOTOT/ Zjarri shkrumbon plotësisht supermarketin në Durrës  

Poll