Sherr fiqinjësh në Korçë.
Burime nga policia thanë se, një 60-vjeçar është plagosur pasditen e sotme në lagjen 15 të qytetit juglindor.
Autor i plagosjes së tij, është fqinji. I plagosuri ka qenë duke qëndruar në lulishte kur është sulmuar dhe plagosur në krah.
Autori më pas ka marrë arratinë, por eshte kapur nga policia. 60-vjeçari i plagosur ka përfunduar në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po bën hetimet në lidhje me rastin.
Korçë/Plagosi me mjete të forta një shtetas, falë reagimit në kohë të Policisë kapet dhe shoqërohet autori i dyshuar i ngjarjes.
Mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 15, shtetasi S. B., dyshohet se ka dëmtuar me mjete të forta shtetasin K. M., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua për mjekim në spital.
Autori i dyshuar i ngjarjes ndodhet i shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.







