
Durrës- Furgoni i mallrave ku u gjetën 7 kg kokainë të fshehura me qese vakumi poshtë sediljes së shoferit, do të nisej sot për në Bari dhe më pas për në Angli.
Ndërkohë, të arrestuarit, Arjan Doçi (shofer i furgonit të “Bledi Trans) dhe kushëriri i tij Mentor Çuni kanë deklaruar në polici se drogën ua kishte dhënë një person në Tiranë dhe se nuk kishin asnjë dijeni për identitetin e tij.
Kushërinjtë kanë treguar se personi që ua kishte dhënë lëndën narkotike u kishte thënë se personi që do merrte drogën do vinte vetë te furgoni me targa angleze.
“E morëm porosinë nga një person në Tiranë. Personi që do merrte drogën, do vinte vetë te furgoni, nuk e njohim”- mësohet të kenë thënë të arrestuarit në policinë e Durrësit.







