
Kolumbi- Është arrestuar në Kartagjenë 33 vjeçari shqiptar nga Tropoja, Almir Gjidaj i cili ishte shpallur në kërkim nga GJKKO si pjesë e një organizate kriminale që trafikonte në Europë armë zjarri me rreze të mesme dhe të gjatë.
Mësohet se Gjidiaj është kapur në një hotel në ishujt Rosario, nga ku tentoi edhe të arratisej kur pa se po organizohej një operacion për kapjen e tij.
Sipas SPAK dhe GJKKO, roli kryesor i të riut tropojan të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ishte drejtimi i logjistikës dhe transportit për shitjen e armëve të zjarrit në tregun e zi.
Armët përdoreshin nga grupe të ashtuquajtura si “mafia shqiptare” të lidhur me një kartel ballkanik me prani të lartë në Mbretërinë e Bashkuar. Pas arrestimit të tij, tashmë do të nisin procedurat për ekstradimin e të riut drejt Shqipërisë ku do të nisë procesi gjyësor mbi akuzat që i rëndojnë. Versus.al







