AKTUALITET /

Gazetaria sportive në zi! Ndërron jetë gazetari i njohur, Saimir Demi

Shkruar nga Versus
Gazetaria sportive në zi! Ndërron jetë gazetari i njohur, Saimir
Saimir Demi

Gazetari i njohur sportiv, Saimir Demi ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e trishtë e ka njoftuar familja e gazetarit i cili u nda nga jeta në moshën 57 vjeçare.

Saimir Demi është vëllai i moderatorit të njohur Enkel Demi. 

Për këtë lajm të keq ka reaguar edhe njëri prej kolegëve të tij Defrim Methasani i cili shkruan se prej kohësh, Saimir Demi vuante nga një sëmundje e rëndë.

Reagimi i Defrim Methasanit:

Telefonata e fundit mu duk pesimiste, por kurrë se besoja ikjen kaq shpejt të tij. Saimir Demi, do të na mungojë nga sot, duke na lënë pas pikëllimin helm, që na iku nxitimthi, vetëm 57 vjeç. RTSH Sport është në zi, ashtu si familja Demi dhe familja e gazetarëve sportiv. Sëmundja e rëndë e rrëzoi njeriun që e donte kaq shumë jetën, ndërsa po kaq e donte dhe çdokush që e njohu dhe punoi me të. Ngushëllime familjes, nënës së tij fisnike, bashkëshortes Albanës që bëri gjithçka për jetën e tij, vëllait të shtrenjtë Kel Demi që ishte pranë tij në çdo moment, djalit të vetëm Bjornit që iu bë si shok dhe miqve e kolegëve të shumtë të tij.

U prehsh në paqe mik dhe koleg i veçantë, që me ikjen tënde, do të na lësh një boshllëk të madh, aq sa plagët e Çamerisë nga ti vije...! Versus.al

Poll