AKTUALITET /

Gazetarja: SPAK ka kërkuar informacion nga Britania për udhëtimet e çiftit Meta-Kryemadhi dhe shkollimin e fëmijëve

Sipas Anila Hoxhës, SPAK ka dërguar letërporosi në Britani të Madhe mbi çiftin Meta-Kryemadhi.

Shkruar nga B.V
Gazetarja: SPAK ka kërkuar informacion nga Britania për udhëtimet
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

SPAK ka dërguar një letërporosi në Britani të Madhe ku kërkon të informohet për udhëtimin e çiftit Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi dhe shkollimin e fëmijëve të tyre.

Kështu u shpreh gazetarja e kronikës, Anila Hoxha në “Breaking” ku bëri me dije se është letërporosi e ngjashme me atë që SPAK ka dërguar në Qipro lidhur me gjurmimin e pasurive të Metës dhe Kryemadhit.

“Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka dërguar së fundmi letërporosi edhe në Britaninë e Madhe për të marrë informacion shterues sa i takon shkollimit dhe udhëtimeve nga njëra anë të çiftit Meta dhe shkollimit të fëmijëve të tyre.

Është një veprim i kryer nga SPAK së fundmi siç ka dërguar letërporosi në Qipro, sa kohë ka përcjellë një informacion të vakët sa i takon lobimit me kompaninë qipriote dhe meqenëse informacioni ka qenë disi i cunguar, SPAK ka vlerësuar se duhet të komunikojë sërish bazuar në marrëdhëniet juridiksionale të shteteve përkatëse për të përfituar informacion”, u shpreh gazetarja ndër të tjera.

Së fundmi, Kryemadhi dhe Meta janë paraqitur në SPAK njëri pas tjetrit. Në të dalë, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka qenë tepër i ashpër me akuza ndaj kreut të Prokurorisë së Posaçme Altin Dumanit. Ndërsa sa i takon mundësisë që të jetë nën hetim pasuror për blerje të ndryshme të bëra, Meta u duk sikur e kaloi përgjegjësinë tek bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi duke thënë se ishte ajo që merrej me financat. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: