AKTUALITET /

GJKKO i caktoi ‘arrest shtëpie’, Ajola Xoxa jashtë vendit për kurim

Shkruar nga Versus

GJKKO i caktoi ‘arrest shtëpie’, Ajola Xoxa jashtë vendit

Pavarësisht se Gjykata e Posaçme caktoi masën “arrest shtëpie” për Ajola Xoxën, kjo urdhri nuk u ekzekutua dot nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Sipas mediave, Xoxa nuk ndodhej në shtëpi pasi më herët ka udhëtuar jashtë vendit për kurim. Nuk dihet arsyeja e caktuar për çfarë po kurohet bashkëshortja e kryebashkiakut pikërisht kur po hetohej nga SPAK. 

Më herët, GJKKO i sekuestroi Xoxës telefonin dhe një shumë parash nga kompania e saj “Harabeli” ku u kryen kontrolle. Ndërsa vuri nën sekuestro edhe një apartament që përdorej nga Xoxa në zonën e ish-bllokut. Pavarësisht ankimeve të saj, masa e sekuestros nuk është hequr. Versus.al

Poll