AKTUALITET /

GJKKO i dha sot masë ‘arrest me burg’, kush është zyrtari i lartë i policisë, pjesë e grupit kriminal

Gjoni u arrestua një vit më parë në një tjetër aksion të SPAK, në grupin e ‘Erzen Breçanit’ me akuzën ‘sigurim i kushteve për vrasje’ në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Por vetëm pak kohë më pas Gjonit iu dha një masë tjetër sigurie për një akuzë të ngjashme, në një ngjarje tjetër kriminale.

Shkruar nga Versus

GJKKO i dha sot masë ‘arrest me burg’, kush është

Burime për Versus bëjnë me dije se GJKKO ka dhënë një masë tjetër arrest me burg për Dedan Gjonin, ish drejtues i lartë i policisë, tashmë në burg dhe për vepra të tjera. Gjoni dyshohet se është pjesë dhe e grupit kriminal të Suel Çelës, ndërsa pritet që SPAK të japë detaje mbi akuzën që rëndon mbi ish-shefin e krimeve. 

Gjoni u arrestua një vit më parë në një tjetër aksion të SPAK, në grupin e ‘Erzen Breçanit’ me akuzën ‘sigurim i kushteve për vrasje’ në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Por vetëm pak kohë më pas Gjonit iu dha një masë tjetër sigurie për një akuzë të ngjashme, në një ngjarje tjetër kriminale.

Hetuesit gjetën prova se Dedan Gjoni ka marrë pjesë në një tjetër tentativë vrasjeje kësaj here ndaj Xhevdet Plakut, një i dyshuar për trafik droge, që përdorte 25 identitete si kreu i një grupi të trafikut ndërkombëtar të drogës me qendër në Amsterdam.

Gjatë kohës që Dedan Gjoni ka qenë me detyrë më Komisariatin e Shijakut dyshohet se ka bashkëpunuar me Rexhep Rapin, njohur ndryshe si “Kepi Rrapi” për ekzekutimin e Plakut.

Nga hetimet ka rezultuar se urdhri i krimit është dhënë nga Holanda. Ish-efektivi Dedan Gjoni ka thirrur në komisariat objektivin Xhevdet Plaku më 17 shtator 2019, ka raportuar te autorët orën që do e lironte si dhe u ka nisur foto të tij. Fatmirësisht, atentatorët janë tërhequr nga plani dhe vrasja nuk u krye. Nuk dihet saktësisht pse Rexhep Rapi e donte të vdekur Xhevdet Plakun, por ky i fundit ka qenë nën akuzë nga Gjykata e Savonës për vrasjen e Sali Rapit dhe plagosjen e Alfred Hasës, por mori pafajësi. Sali Rapi u vra me dy plumba pistolete, armë që nuk u gjet kurrë. Rexhep Rapi rezulton të jetë arrestuar me armë pa leje në një lokal në vitin 2021.

 

Poll