AKTUALITET /

GJKKO lë në burg Ilir Metën

Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe i dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Shkruar nga Versus
GJKKO lë në burg Ilir Metën
Ilir Meta

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur që kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, të qëndrojë në burg, duke rrëzuar kërkesën e tij për revokimin e masës së sigurisë.

Gjatë seancës së sotme, gjyqtarja Irena Gjoka kishte kërkuar të tërhiqej nga gjykimi, por kërkesa e saj u refuzua nga kreu i GJKKO-së, Erion Bani.

Si pasojë, Ilir Meta do të qëndrojë në paraburgim deri në fillimin e gjykimit ndaj tij.

Më 29 gusht, SPAK mbylli hetimet dhe i dërgoi për gjykim Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin, të akuzuar për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë./Versus.al

Poll