AKTUALITET /

Refuzohet kërkesa e gjyqtares Irena Gjokës për t’u tërhequr nga dosja Meta

Aktualisht, Gjoka është tërhequr në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do të pranojë ose jo kërkesën e Metës për zbutjen e masës së sigurisë që i është vendosur.

Shkruar nga Versus
Refuzohet kërkesa e gjyqtares Irena Gjokës për t’u
Foto montazh: Irena Gjoka/Ilir Meta

Pas caktimit të shortit, gjyqtarja e GJKKO-së, Irena Gjoka, ka kërkuar të largohet nga gjykimi i dosjes në ngarkim të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Kërkesa e saj është refuzuar, dhe ky fakt u bë i ditur këtë të premte gjatë seancës ku po shqyrtohet kërkesa e Metës për ndryshim të masës së sigurisë.

Aktualisht, Gjoka është tërhequr në dhomë këshillimi për të vendosur nëse do të pranojë ose jo kërkesën e Metës për zbutjen e masës së sigurisë që i është vendosur./Versus.al

Poll