AKTUALITET /

Gjykata e la në shtëpi, SPAK çon në qeli Kreshnik Farrukun. Operacioni nga Forcat Speciale

Gjykata e Durrësit e kishte lënë në arrest shtëpie Kreshnik Farruku (Budlla), i cili është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t'i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më shumë edhe si Kreshnik Farruku. Vetëm disa javë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë 27 pasuri të dy personave, konkretisht Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, të cilat dyshohen se janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës.

Shkruar nga Versus

Gjykata e la në shtëpi, SPAK çon në qeli Kreshnik

Kreshnik Farruku i vetëdorëzuar 4 ditë më parë është vënë në pranga gjatë një operacioni me urdhër të SPAK mbrëmjen e kësaj të shtune. Ai u la në arrest shtëpie pas vetëdorëzimit nga Gjykata e Durrësit lidhur me urdhërin ndërkombëtar të arrestit lëshuar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike. Po për vepër të ngjashme është prangosur nga SPAK, por mbetet e paqartë në kuadër të cilit grup kriminal. Forcat Speciale kanë mësyrë në banesën e Farrukut sot në mbrëmje ku i kanë komunikuar urdhërin e GJKKO-së duke e shoqëruar në polici.

Vetëm disa javë më parë, Gjykata e Posaçme vendosi të konfiskojë 27 pasuri të dy personave, konkretisht Kreshnik Budllës dhe Erneo Farrukut, të cilat dyshohen se janë vendosur nga aktiviteti i paligjshëm i trafikut të drogës. Edhe ky i fundit u vetëdorëzua në polici 4 ditë më parë për të cilin gjykata caktoi arrest shtëpie dhe ishin në pritje të ekstradimit drejt Italisë ku pritet të gjykohen për akuzat  'Organizata kriminale" dhe "Trafikimi i lëndëve narkotike". Ndaj Kreshnik Budllës që konsiderohet si kreu i një organizate kriminale, rezulton një urdhërarrest europian, i lëshuar nga Italia që nga viti 2018, për të njëjtën çështje që Policia spanjolle e kishte hetuar që nga viti 2007.

KRESHNIK FARRUKU  

Kreshnik Farruku (Budlla) është një emër i njohur në botën e krimit, i cili ka përdorur 10 emra për t'i shpëtuar drejtësisë, teksa njihet më shumë edhe si Kreshnik Farruku. Në maj të 2019-ës ai është arrestuar në Spanjë, së bashku me vëllanë e tij dhe një tjetër anëtar të fisit.

Budlla u prangos në një hotel në Madrid pas disa muajsh hetime dhe ndjekje nga policia, pasi kërkohej në Spanjë dhe Itali për trafik kokaine dhe vjedhje të disa banesave, ndërsa është hetuar edhe për një vrasje po në Spanjë. Sipas medieve spanjolle Kreshnik Budlla dyshohej për vrasjen e bosit të tij në Spanjë, në vitin 2010, për shkak të pazareve të drogës. Por pas hetimit, prokurorët spanjollë konkluduan se vrasjen e kishte përgatitur Devi Kasmi, i cili mbeti i vrarë në një atentat në janar të 2018-ës në Tiranë.

Gjykata e la në shtëpi, SPAK çon në qeli Kreshnik
Në maj 2010, Farruku u arrestua së bashku me shtatë anëtarë të tjerë të bandës në Barcelonë me 20 kg kokainë që po përpiqej ta trafikonte në Itali me makinë. Pas prangosjes së tij, ishte vëllai më i vogël, Erniu, që mori udhëheqjen e grupit, por u arrestua dy vjet më vonë në vitin 2012. Në vitin 2014, Kreshnik Farruku u arratis nga burgu ndërkohë që vijoi që të merrej me trafikun e drogës, derisa u arrestua në vitin 2019.

Në vitin 2015 Kreshnik Farrukut iu bë një atentat në Shqipëri. Ai ishte në shoqërinë e kunatit të tij, Rinald Budlla, dhe të dy shokëve, kur është qëlluar me armë në zonën e “Don Boskos”, ndërsa u plagos një kalimtare. Pista asokohe lidhej me prishjen e pazareve të drogës në Itali, Spanjë dhe Holandë.

Gjykata e la në shtëpi, SPAK çon në qeli Kreshnik    

Ndërkohë që në vitin 2012 Gjykata e Durrësit vendosi sekuestro preventive për pasuri të cilat arrijnë shifrën totale rreth 1 milion euro në pronësi të tij. Sipas Prokurorisë këto pasuri dyshohej se ishin krijuar nga aktivitetet e paligjshme të tij dhe përdoreshin nga dy familjarët e tij, Reshit Farruku (babai) dhe Roland Farruku (vëllai të cilit iu bë një atentat në 2014 në Manëz), banues në Shijak të Durrësit.

Nga hetimet rezultoi se Reshit dhe Roland Farruku kishin blerë një pronë me vlerë 920.000 euro në zonën e Gjirit të Lalzit, si edhe kishin një llogari bankare në shumën 6.271.000 lekë që u sekuestruan.



Poll