AKTUALITET /

Mbushi Spanjën me drogë, vetëdorëzohet në polici kreu i klanit "Farruku"! Shteti i konfiskoi 27 pasuri

Në nëntor të vitit të kaluar, u publikuan mesazhe mes 'baronit të drogës" që kërkohej ndërkombëtarisht dhe deputetit të PS Jurgis Çyrbja i cili e ndihmonte t'i shpëtonte drejtësisë.

Shkruar nga Versus
Mbushi Spanjën me drogë, vetëdorëzohet në polici kreu i
Foto: Kreshnik Farruku (Budlla)

Durrës- Mbrëmjen e djeshme është vetëdorëzuar në polici, Kreshnik Farruku (Budlla), personazh i njohur i botës së krimit i cili ka përdorur 10 emra për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare dhe asaj ndërkombëtare.

Në dhjetor të vitit të kaluar, 27 pasuri të kreut të klanit “Farruku” i kaluan zyrtarisht shtetit pasi dyshohet se ai i kishte siguruar nëpërmjet veprimtarisë kriminale të trafikut të drogës. Ndër pasuritë e konfiskuara numërohen disa prona në Tiranë dhe Durrës, apartamente në ndërtesa luksoze, automjete të markave “Mercedes Benz” dhe “Smart”, si dhe bizneset “Eco Energy System” dhe “Rrotull-Beton”.

Në momentin e dorëzimit në rajonin e policisë së Durrësit, Farruku shoqërohej nga avokati i tij, ndërsa kërkohet ekstradimi i tij nga drejtësia italiane. Kreshnik Farruku gjithashtu rezulton i kërkuar nga autoritetet spanjolle

Së bashku me vëllain e tij Erneu Farruku, dyshohet se drejtojnë klanin ‘Farruku’ që u godit në Spanjë në vitin 2023 gjatë një megaoperacioni ku u kapën 2 ton kokainë. Lënda narkotike dyshohet se ishte porositur në Ekuador nga Kreshnik Farruku dhe ishte planifikuar të futej në Spanjë.

Në shtator të vitit të kaluar SPAK në bashkëpunim me autoritetet italiane organizoi një operacion në Manzë ku u arrestuan Arjanit (Agim) Maloku dhe Jurgen Kaçurri, pjesëtarë të klanit ‘Farruku’ të përfshirë në trafikun e kokainës me vlerë 200 milionë euro në Itali. Asokohe u shpall në kërkim vetë Kreshnik Farruku të cilit pavarësisht konfiskimit të 27 pasurive, gjykata vendosi heqjen e sekuestros për 40 pasuri të tjera në emër të tij dhe vëllait të tij.

"Tentakulat e klanit "Farruku" arrinin deri në politikë, ku pas arrestimit të ish-deputetit të PS Jurgis Çyrbja, u zbulua sesi ky i fundit kishte komunikuar me Kreshnik Farrukun për ta ndihmuar t'i shpëtojë drejtësisë. Versus.al

Poll