Greqi- Një krim i rëndë në familje ka tronditur banorët e fshatit Angelochori në Selanik. Një 46 vjeçar me origjinë shqiptare ka vrarë mëngjesin e së dielës, (1 dhjetor) gruan e tij rome 60 vjeç.
Ngjarja ndodhi në momentin kur 46 vjeçari dhe gruaja e tij nisën të debatonin në banesën e tyre. Sherri ka shpërthyer kur burri ka marrë një thikë dhe ka plagosur për vdekje gruan e tij ndërsa ka goditur edhe djalin e tyre 29 vjeç i cili u fut në mes të prindërve për t'i ndarë.
Autori është arrestuar nga policia greke në vendin e ngjarjes./Versus.al







