Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke deklaruar se është burgosur pa gjyq.
Me anë të një postimi në Facebook, kryebashkiaku thekson se ndaj tij është kopsitur një dosje për ta mbajtur, siç thotë ai, larg punëve të qytetit.
I pari i Tiranës, i cili ndodhet në burg prej datës 10 shkurt ka publikuar disa foto nga rindërtimi i shkollës “Edith Durham”, duke theksuar se puna vazhdon.
“Forca”, mbyll postimin e tij kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
“Edhe pse i burgosur pa gjyq, me një dosje të kopsitur enkas për të më mbajtur larg punëve të qytetit, puna për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë nuk ndalet!
Shkolla e re “Edith Durham” është e 48-ta në buqetën e godinave arsimore (9-vjeçare dhe gjimnaze) që kemi ndërtuar së bashku në Tiranë, e më gëzon fakti që puna aty po vijon njësoj, me ritme të shpejta, për ta pasur gati në shtator për fëmijët. Forca”, shkruan Erion Veliaj.







