AKTUALITET /

“I ka prishur 2 martesa motrës time”, Arjon Hasaj pranon vrasjen e të riut në Shkodër: U thoshte njerëzve…

Autori rrëfeu në gjykatë se viktima u kishte dërguar 2 ish-burrave të motrës së tij video intime të saj, duke i shkaktuar prishjen e martesës.

Shkruar nga Versus
“I ka prishur 2 martesa motrës time”, Arjon Hasaj pranon
Autori Arjon Hasaj dhe viktima Ramazan Mataj

Arjon Hasaj, autori i arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt në fshatin Dragoç të Postribës ka pranuar fajësinë në gjykatë duke dhënë edhe motivin për krimin e rëndë.

Ai ka deklaruar se viktima kishte pasur lidhje me motrën e tij prej 6 vitesh dhe i kishte prishur 2 martesa, duke u rrëfyer të gjithëve se ishte i lidhur me të, madje edhe duke shpërndarë video intime tek ish-burri i motrës së tij. 

Më tej, Hasaj ka rrëfyer se kishte hapur një instagram me emër vajze për t'i ngritur pritë viktimës. Ky i fundit kishte shkuar në vendin e takimit që i ishte caktuar dhe aty e ekzekutoi. 

“Unë jam personi që e kam vrarë shtetasin Ramazan Mataj. Prej 6 vitesh ai kishte një lidhje me motrën tonë. Ramazani është personi që i ka prishur dy martesa motrës në 6 vitet e fundit. Ai këtë histori ia ka treguar shumë personave në fshat dhe më gjërë ndërsa është personi që divorcoi dy herë motrën tonë. Madje ka shpërndarë edhe disa video tek ish burri i dytë dhe tek njerëz të tjerë në fshat në momente intime me motrën. Unë hapa një llogari false në instagram me emrin e një vajze dhe lashë një takim me Ramazan Mataj. Ai erdhi dhe aty e qëllova me armë zjarri. Më pas armën e fsheha disa metra më tutje nga vendi ku e vrava. Pas vrasjes jam larguar me biçikletë drejt banesës. Armën e kam patur në shtëpi prej disa kohësh. Motra ka disa kohë që nuk jeton në banesën tonë, jetonte në Shkodër”, mësohet të ketë deklaruar Hasaj.

I arrestuar është edhe vëllai i tij Klisman Hasaj i cili akuzohet si bashkëpunëtor në ekzekutimin me breshëri të 33 vjeçarit. Arrestimi i tyre u bë i mundur dy ditë pasi kishin kryer krimin e rëndë. Ndërsa edhe 2 të afërm të tyre u shoqëruan në polici nën dyshimin se kanë bashkëpunuar për ngjarjen. Autori dhe viktima ishin banorë të të njëjtit fshat. Versus.al

Poll