AKTUALITET /

I morën 15 mijë euro presidentit të Besëlidhjes duke u shtirur si Pjerin Ndreu, lirohet njëri prej të arrestuarve

Për 37 vjeçarin Saimir Sallaku, gjykata e Lezhës doli në përfundimin se nuk kishte mjaftueshëm prova që e përfshinin në veprimtarinë kriminale të mashtrimit.

Shkruar nga Versus
I morën 15 mijë euro presidentit të Besëlidhjes duke u
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu dhe presidenti i Besëlidhjes Ylli Ujkaj

Lezhë- Gjykata caktoi sot masat e sigurisë për dy të arrestuarit ditë më parë nën akuzën e zhvatjes së Ylli Ujkajt presidentit të klubit Besëlidhja, duke iu prezantuar këtij të fundit si “kryebashkiaku Pjerin Ndreu”.

Njëri prej mashtruesve, Saimir Sallaku, 37 vjeç u lirua nga qelia pasi gjykata e cilësoi si të paligjshëm arrestimin e tij duke argumentuar se nuk ka prova që e përfshijnë atë në këtë veprimtari kriminale.

Ndërsa 25 vjeçari Shkëlqim Domi u la në burg. Arrestimi i tij dhe i Sallakut u bë më 23 korrik pasi ndaj tyre presidenti i klubit Besëlidhja, Ylli Ujkaj kishte bërë një denoncim duke pretenduar se iu kishte dhënë 15 mijë euro pasi e kishin kontaktuar nëpërmjet apikacionit “Signal” më 14 korrik duke iu prezantuar si Pjerin Ndreu.

Të njëjtën metodë ata kishin tentuar ta realizonin sërish 3 ditë më vonë, për këtë herë Ujkaj e kishte kuptuar se kishte rënë pre e mashtrimit dhe bëri denoncim në polici. Ndërsa vetë kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu reagoi për ngjarjen duke bërë thirrje që kushdo që ka rënë pre e mashtrimeve të tilla, të denoncojë në polici. Versus.al

Poll