
Greqi- Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e ndodhur në Athinë ku mbeti i vrarë shqiptari Irakli Davella ku u zbulua se shënjestra në fakt kishte qenë i plagosuri Edi Lulo.
Pas ekspertizës së kryer nga policia greke mbi shenjat e gishtave, personi i plagosur rezulton të ketë mbajtur më parë identidetin Etmond Hysa, i lindur në 1978-ën në Burrel. I njohur si “Mond Hysa”, 46 vjeçari është personazh i fuqishëm në Dubai ku jetojnë gjithashtu edhe emra të njohur të krimit shqiptar.
Mond Hysa ka qenë i dënuar në Greqi dhe ka bërë burg për ngjarjen e ndodhur në vitin 2011 ku së bashku me 2 shqiptarë të tjerë grabitën 404.493 euro në Dhomën e Avokatëve të Athinës. Gjithashtu u akuzuan edhe për grabitjen e një klinike mjekësore në Pagrati ku morën pajisje me vlerë 110 mijë euro. Pasi kreu dënimin e caktuar, Hysa u riatdhesua në Shqipëri.
Dyshimet e autoriteteve greke janë se kthimi i Mond Hysës në Shqipëri ka qenë me një qëllim të caktuar dhe se kjo ka sjellë mobilizimin e një grupi rival për ta eleminuar.
Edhe viktima Irakli Davella rezulton të jetë i përfshirë në veprimtari kriminale, pasi njihet si pjesë e grupit shqiptaro-grek të ashtuquajtur “kumbarët e natës”. Versus.al







