AKTUALITET /

I zhdukur prej 2022-it, GJKKO njofton seancë për Ervis Martinajn! Vendoset për pasuritë e "mbretit të lojërave të fatit"

Duke respektuar procedurën, pavarësisht zhdukjes së Martinajt, GJKKO ka njoftuar për seancën ndaj tij duke bërë thirrje për paraqitje.

Shkruar nga Versus

I zhdukur prej 2022-it, GJKKO njofton seancë për Ervis Martinajn!

Pavarësisht se Ervis Martinaj, biznesmeni i shumëkërkuar për dosjen “Plumbi i Artë”, rezulton i zhdukur që prej 2022-it, Gjykata e Posaçme ka vendosur të zbatojë të gjitha procedurat për njoftimin e seancës ku do të shyqrtohet kërkesa e SPAK për konfiskimin e pasurive të tij.

Seanca në GJKKO do të mbahet më 7 mars, ku gjykata do të vendosë nëse do të pranojë apo jo kërkesën e SPAK për të konfiskuar 42 pasuritë në emër të “mbretit të lojërave të fatit” dhe familjarëve të tij.

Mes pronave të sekuestruara të cilat mund t’i kalojnë shtetit në pronësi, janë edhe kazino me status veprimtarie të pezulluar.

I cilësuar si “bossi i lojërave të fatit”, Ervis Martinaj u shpall në kërkim në maj të vitit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë” të organizuar nga SPAK. Mes 30 urdhër arresteve të lëshuara pas dëshmive të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, ishte edhe ai për Martinajn i cili më pas në gusht të vitit 2022 humbi kontaktet me familjarët. Këta të fundit e denoncuan si të zhdukur, ndërsa prej asaj kohe nuk ka asnjë gjurmë prej tij. Versus.al

Poll