AKTUALITET /

Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për gjykim të shkurtuar, SPAK paraqet provat për ish-deputetin e PS

Në datën 20 dhjetor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin (GJKKO) kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos për korrupsionin e kryer në dy raste

Shkruar nga Versus
Inceneratori i Tiranës/ GJKKO pranon kërkesën e Bllakos për
Alqi Bllako gjatë një seance në GJKKO

Ish-deputeti Alqi Bllako ka kërkuar të gjykohet me procedurën e gjykimit të shkurtuar, kërkesë e cila është pranuar nga GJKKO. Ndërkohë SPAK ka kërkuar kohë që ti bëj gati pretencën për Alqi Ballakon dhe seanca do të shtyhet për në një datë tjetër.

Sot paradite ka nisur seanca e parë në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish-deputetit socialist, njeherësh ish-Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë së mjedisit Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publikë” në lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës.

Në datën 20 dhjetor, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin (GJKKO) kaloi për gjykim dosjen në ngarkim të Bllakos për korrupsionin e kryer në dy raste, ku sipas SPAK ai ka përfituar 120 mijë euro si pagesë për makinerinë e verërave të të atit, Edmond Bllako i cili ishte i pranishëm në seancën e sotme.

SPAK relatoi në mënyrë të përmbledhur provat dhe faktet që disponon në lidhje më çështjen e inceneratorit të Tiranës, duke dhënë edhe argumentat se përse kërkon dënimin e Alqi Bllakos. Gjatë hetimeve janë konstatuar veprime të kundraligjshme të kryera nga i pandehuri, në kohën kur ishte Sekretar i përgjithshëm i ministrisë së Mjedisit , ku dyshohet se ka përfituar para në vlerën e rreth 120 mijë euro dhe 7 milion e 520 mijë lekë Vladimir Bezhanin nga shoqëria koncesionare për ndërtimin e inceneratorit.

Bllako i ka propozuar Bezhanit që të ofronte konsulence juridike për çështjen e inceneratorit të Tiranës para se të bëhej propozimi i pa kërkuar në lidhje më këtë çështje. Bllako i ka kërkuar Klodian Zotos që ta punësojë, në kohën kur Bezhani ishte këshilltarë i jashtëm i ministrit të ministrit Lefter Koka, edhe pse paguhej nga shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k. 37 fashikuj janë paraqitur nga SPAK për çështjen e Alqi Bllakos./Versus.al

 

Poll