AKTUALITET /

Inceneratori i Tiranës, SPAK merr të pandehur ish-deputetin e dënuar Alqi Bllakon

Më herët Bllako u shpall i pafajshëm për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa për atë të Fierit u dënua me 2 vite e 8 muaj burg.

Shkruar nga Versus

Inceneratori i Tiranës, SPAK merr të pandehur ish-deputetin e

Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako i cili është dënuar më herët me 2 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit, është marrë i pandehur nga SPAK nën akuzën e korrupsionit për 2 raste në inceneratorin e Tiranës.

Prokurori Dritan Prençi i ka komunikuar akuzën Bllakos pak ditë më parë . Ish-ligjëvnësi i PS ndodhet në burg prej rreth dy vitesh, i dënuar për Inceneratorin e Fierit .

Për inceneratorin e Elbasanit Alqi Bllako u shpall i pafajshëm nga shkalla e parë, ndërsa për inceneratorin e Fierit ai u dënua me 4 vite, dënim i cili zbriti në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar. Versus.al

 

Poll