
Shtetasi me iniciale A.M, banues në Thumanë, është arrestuar nga Policia e Krujës për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjatë kontrolleve në afërsi të banesës së 42-vjeçarit, është konstatuar një ambient i përshtatur për kultivim, ku u gjetën 248 bimë të dyshuara narkotike kanabis.
Një pjesë e bimëve u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua me anë të djegies.

Operacioni “Plant 5”, është finalizuar në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional "Territor i pastër", në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Gjithashtu, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme./ Versus.al







