AKTUALITET /

"Jo vetëm takime me familjarët", Veliaj do të kryejë punën e kryebashkiakut nga burgu i Durrësit

SPAK ka miratuar leje të posaçme për kryebashkiakun Erion Veliaj në mënyrë që të mundet të kryejë takime pune nga qelia e paraburgimit të Durrësit ku po mbahet nën akuzën e korrupsionit në 9 raste dhe pastrimit të parave.

Shkruar nga Versus

"Jo vetëm takime me familjarët", Veliaj do të

Kryebashkiaku i arrestuar Erion Veliaj do të mund të kryejë edhe takime pune nga qelia e burgut të Durrësit ku po qëndron nga 13 shkurti.

Gazetarja Anila Hoxha bën me dije se dy drejtorët e bashkisë Alban Dokushi dhe Sara Goxhaj kanë dorëzuar kërkesën për të zhvilluar takime pune. Ndërsa SPAK e ka aprovuar dhe firmosur dhe tashmë shkresa do t’i njoftohet drejtorisë së përgjithshme të burgjeve.

Ndërsa lidhur me apelimin e masës së arrestit me burg, ditën e djeshme ka mbërritur kërkesa në GJKKO dhe tashmë pritet të hidhet shorti për të caktuar gjyqtarin që do shqyrtojë kërkesën. Versus.al

Poll