
Në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Jualin Mecaj ka dëshmuar edhe nëndrejtori i policisë së Durrësit, Bujar Delallisi i cili ka qenë pjesë e operacionit ku u kap Ramazan Rraja.
Bujar Delallisi: Jam me detyrë në policinë e Durrësit. Gjatë vitit 2023 deri në Mars kam qenë në Korçë. Po si emër i njoh Plaurent Dervishin dhe Julian Meçen. Kam marrë pjesë në operacionin për kapjen e Ramazan Rrajës. Kemi bërë ndërhyrjen në zonën e Fushë Krujës në një hotel. Kur e kemi kapur kemi qenë 30 forca policie. Janë konstatuar dy persona të armatosur. Edhe ai tjetri ishte shpallur në kërkim. Armë brezi kishin të dy.
Plaurent Dervishaj: Kam hall mos mërzit Visin që ke ardhur sot nuk të takon ty me ardh sot. Nuk do ti mbash hallet e dynjasë.
Pas kësaj “tërheqje vëmendje” nga ana e Dervishajt për nëndrejtorin e policisë së Durrësit, ka ndërhyrë gjykata duke i tërhequr vëmendjen të pandehurit të akuzuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja në Shkozet ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit Andi Maloku. Versus.al







