AKTUALITET /

Kërcënoi fqinjin me kallashnikov, pranga autorit në Vlorë! Vendi i pazakontë ku kishte fshehur armën

Një konflikt i çastit u bë shkak që 51 vjeçari Erion Bode të kërcënonte me armë zjarri fqinjin e tij.

Shkruar nga Versus
Kërcënoi fqinjin me kallashnikov, pranga autorit në Vlorë!
Momenti i arrestimit të 51 vjeçarit

Vlorë- Një 51 vjeçar i identifikuar si Erion Bodo është arrestuar nga policia pasi kërcënoi fqinjin e tij se do ta vriste me armë zjarri pas një konflikti që kishin pasur.

Gjatë kontrolleve që policia bëri në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit tip “kallashnikov” e cila ishte e fshehur në një fuçi vere.

Në përfundim të operacionit “Strike 21”, policia sekuestroi armën e zjarrit të gjetur si dhe dy krehëra dhe 75 fishekë. Prokuroria vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij konflikti në qytetin bregdetar. Versus.al

Poll