AKTUALITET /

Kërcënoi me kallashnikov 2 persona pas sherrit në rrugë, arrestohet i riu në Shijak (EMRI)

Shkruar nga Versus

Kërcënoi me kallashnikov 2 persona pas sherrit në rrugë,

Durrës- Polica e Shijakut ka ndërhyrë për të parandaluar një konflikt që mund të përshkallëznte deri në një ngjarje tragjike.

28 vjeçari Fabian Çalliku u arrestua nga policia pas marrjes së informacionit se i riu kishte kërcënuar me armë zjarri kallashnikov 2 persona të tjerë me të cilët kishte pasur konflikt.

Mësohet se i riu ishte konfliktuar me 29 vjeçarin E.Z dhe një 17 vjeçar në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak. Pas konfliktit ai i ka kërcënuar me kallashnikov dhe më pas është larguar nga vendngjarja. Gjatë kontrolleve të ushtruara nga policia në zonë, u gjet edhe kallashnikovi të cilin autori e kishte hedhur teksa largohej.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll