AKTUALITET /

Kërcënuan me thikë 2 persona dhe u morën celularët, pranga autorit në Durrës! Në kërkim shoku i tij (EMRAT)

Bashkëautori i shpallur në kërkim ishte nën masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Shkruar nga Versus

Kërcënuan me thikë 2 persona dhe u morën celularët,

Durrës- Një person është arrestuar në Shijak nën akuzën e kërcënimit me thikë dhe grabitjes së dy personave.

Në pranga ra Orland Kondo, ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij Fabian Çalliku ndaj të cilit kishte masë sigurie “arrest shtëpie”. Është sekuestruar edhe mjeti tip ‘Benz’ i përdorur nga autorët.

Pas arrestimit, u bë e mundur që personave të grabitur t'u ktheheshin celularët. Versus.al

Poll