AKTUALITET /

Këshilli Bashkiak i rrit rrogën një tjetër kryebashkiaku në 2.9 milionë lekë: Ka ngarkesë pune

Rroga e tij duhet të ishte nga 2.5-2.9 milionë lekë të vjetra, dhe këshilltarët vendosën ta shpërblejnë 'shërbëtorin e popullit' me pagë maksimale, sipas vendimit të qeverisë.

Shkruar nga Versus
Këshilli Bashkiak i rrit rrogën një tjetër kryebashkiaku
Armando Subashi

Pas kryebashkiakës së Durrësit, Emiriano Sako një tjetër 'shërbërtor i popullit' ka vendosur të rrisë rrogën e tij dhe të bashkëpunëtorëve. 

Disa janë më parë Këshilli Bashkiak i Fierit vendosi që të rriste pagën e kryetarit, Armando Subashi.

Rroga e tij duhet të ishte nga 2.5-2.9 milionë lekë të vjetra, dhe këshilltarët vendosën ta shpërblejnë 'shërbëtorin e popullit' me pagë maksimale, sipas vendimit të qeverisë.

Madje, sipas raportimit të televizionit “Apollon” në Fier, edhe këshilltarët e opozitës thanë se kjo rritje ishte e justifikuar për shkak të ngarkesës së punës, ndërsa sipas tyre kryebashkiaku nuk duhet të marrë më pak se  një deputet apo se një drejtor drejtorie në Albpetrol.

Gjithashtu u vendos paga paga 2 milionë e gjysëm për nënkryetarët dhe 1 milionë e gjysmë për shefin e kabinetit dhe Sekretarin e Këshillit.

Një javë më parë dhe Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi vendimin e kësaj bashkie për të rritur pagat e Kryetares dhe administratës.

Me vendimin e hyrë në fuqi, nga 1 shtatori kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako rriti pagën e saj me 56,7% duke e çuar atë nga 1 milion e 850 mijë lekë në 2 milion e 900 mijë lekë të vjetra në muaj.

Por kryebashkiakja  nuk mendoi vetëm për veten por edhe për bashkëpunëtorët e saj. 

Kështu rritje pagash pati dhe për për tre zv.kryetarët e saj Renis Mullaj, Elio Jani dhe Gentian Kallmi, të cilët që nga data 1 shtator, do të paguhen 2 milion e 250 mijë lekë të vjetra, nga 1 milion e 600 mijë lekë që merrnin më parë. Gjithashtu me 55,6 % paga u rrit dhe për Sekretarin e Përgjithshëm të Bashkisë së Durrësit./Versus.al

 

Poll