AKTUALITET /

Alarm në burgun e Burrelit/ Kontrollohet qelia e anëtarit të bandës së famshme të grabitësve, shkak një audioregjistrim në Instagram

Autoritetet po verifikojnë autenticitetin e zërit dhe po kontrollojnë qelinë për shkelje sigurie.   

Shkruar nga Versus
Alarm në burgun e Burrelit/ Kontrollohet qelia e anëtarit të
Fatmir Pjetri

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar një kontroll urgjent në qelinë e të burgosurit Fatmir Pjetri, i cili po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Burrel si pjesë e bandës së të ashtuquajturve “Babagjyshët”.

Sipas burimeve, shkak për këtë vendim u bë publikimi në profilin e tij në Instagram i një regjistrimi audio, ku ai akuzonte Drejtorinë e Burgjeve se nuk e kishte lejuar të botonte një roman të shkruar prej tij, me argumentin se përmbajtja përfshinte akte dhune.

Autoritetet po hetojnë mënyrën se si është realizuar regjistrimi audio dhe, mbi të gjitha, si është bërë publikimi në rrjetet sociale, duke pasur parasysh se përdorimi i telefonave dhe pajisjeve elektronike nga të burgosurit është rreptësisht i ndaluar.

Kontrolli pritet të përfshijë edhe ambientet përreth qelisë, me qëllim identifikimin e çdo pajisjeje të paligjshme.

Historia e grupit të 'Babagjyshëve'

Fatmir (Fatjon) Pjetri nga hetimet rezultoi se ka qenë anëtar i bandës së ‘babagjyshëve’ që drejtohej nga Ilir Kupa, i dënuar. Grupi i përbërë nga 11 persona janë dënuar për vjedhjen e disa argjendarive në Tiranë, qytete të tjera brenda vendit, por edhe jashtë tij. Banda përbëhej nga; Ilir Kupa, Fatmir Pjetri, Agustin Sula, Julian Qerushi, Dritan Kola, Saimir Kala, Mark Shpendi, Hajdar Sefa, Lin Kala, Edmond Selala, Angjelin Ndreka.

Mes grabitjeve të famshme të grupit është ajo e vitit 2014 në një qendër tregtare në Tiranë ku u futën dhe morën një sasi të konsiderueshme floriri. Hetimet zbardhën mekanizmin e funksionimit të grupit ku fillimisht vidheshin makinat që do të përdoreshin në krim, ato më pas digjeshin duke u ndërruar në ikje për të humbur gjurmët dhe 11 anëtarët kishin detyra të ndara mes tyre nga pikasja e biznesit që do grabitej e deri tek vendosja e orarit apo veshja që do përdorej./Versus.al

Poll