AKTUALITET /

'Shpërthen' Braçe: Lufra po përzë fermerët me alibinë e aflatoksinës, skema e TVSH-së po shkatërron baxhot

Kriza e qumështit në Myzeqe: blegtorët nuk gjejnë treg për prodhimin e tyre, ndërsa deputeti Erion Braçe ngre shqetësimin për fabrikat dhe tregun informal që po penalizon prodhuesit e vegjël.

Shkruar nga Versus
'Shpërthen' Braçe: Lufra po përzë fermerët
Erion Braçe/ Kompania Lufra

Deputeti Erion Braçe ka reaguar për krizën që po përjetojnë blegtorët në Myzeqe, ku sipas tij, qumështi nuk po pranohet nga fabrikat për arsye të pretenduara si përmbajtje aflatoksine. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe tha se ka marrë mesazhe dhe telefonata nga blegtorë nga zona Bubullime-Allkaj dhe më gjerë, të cilët po përballen me vështirësi për të shitur prodhimin e tyre.

Sipas Braçes, ndërsa blegtorët akuzohen për qumësht me aflatoksinë, fabrikat duket se prodhojnë nga lëndë e importuar, më të favorshme për TVSH dhe kursin e monedhës, duke krijuar një hendek të madh mes prodhuesve të vegjël dhe industrisë. Ai kritikoi gjithashtu ndikimin e operacioneve të administratës tatimore ndaj tregut informal, duke theksuar se janë shkatërruar tregjet e mesme që funksiononin si urë ndërmjet blegtorëve dhe fabrikave.

Braçe shprehet se një prodhues i përgjegjshëm nuk do të braktiste blegtorët në këto kushte dhe se situata përbën një turp të përbashkët për të gjithë aktorët e sektorit. Deputeti tha se po merret me çështjen edhe nga Tirana, ndërsa i njeh dhe respekton njerëzit që punojnë në zonat e Lushnjës, Divjakës, Libofshës, Kuçovës dhe Dimalit.

Postimi i plotë i Erion Braçes:

Poll