AKTUALITET /

Kush e futi Jurgis Çyrbjan në listën e deputetëve të PS? Pas Dakos, Ardian Çela në SPAK

Ish-kreu i OSHEE Ardian Çela do të pyetet në cilësinë e ish-drejtuesit politik në qarkun e Durrësit lidhur me futjen e Jurgis Çyrbjas në listat e kandidatëve për deputetë të PS.

Shkruar nga Versus

Kush e futi Jurgis Çyrbjan në listën e deputetëve të

Tiranë- Ish-kreu i OSHEE Ardian Çela është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme për herë të dytë brenda pak javësh.

Mësohet se Çela është paraqitur sot në SPAK për t’u pyetur në cilësinë e ish-drejtuesit politik të PS lidhur me futjen në listat e kandidatëve për deputetë të ish-deputetit socialist të arrestuar Jurgis Çyrbja.

Për futjen e këtij të fundit në listat e kandidatëve socialistë në dosjen e SPAK bëhet me dije se ka pasur ndikime nga kreu i klanit “Hajri” i shumëkërkuari Altin Hajri i cili është shpallur në kërkim prej 2020-ës për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Në bisedat e zbardhura, Hajri ndërhyn për të futur Çyrbjan në listën e kandidatëve të sigurit për deputetë dhe madje u angazhua edhe në fushatë për të mbledhur vota për të. Për të zbuluar sesi Çyrbja u përfshi në listën e kandidatëve, dy ditë më parë në SPAK u paraqit edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.

Ndërsa në periudhën për të cilën bëhet fjalë në dosje, drejtues politik i PS në qarkun e Durrësit ka qenë Ardian Çela, për rrjedhojë ai është një prej hartuesve të listës së kandidatëve për deputetë. Versus.al

Poll