AKTUALITET /

Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ‘Marina Bay Saranda’ për heqjen e sekuestros së bazës së Limionit

Baza detare e Limionit u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i saj kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

Shkruar nga Versus
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ‘Marina Bay Saranda’
Baza detare e Limionit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e shoqërisë “Marina Bay Saranda”, mbi heqjen e sekuestros për bazën detare në qytetin bregdetar. Pasi humbi procesin në të trija Shkallët, shoqëria në fjalë iu drejtua Kushtetueses, e cila vendosi ta rrëzojë këtë kërkesë. Me këtë vendim, baza detare e Sarandës do vijojë të mbetet nën sekuestro derisa SPAK të përfundojë hetimet.

Baza detare e Limionit u sekuestrua me vendim të GJKKO në shkurt të vitit 2023, pas kërkesës së SPAK me arsyetimin se privatizimi i saj kishte cënuar operacionalitetin e forcave detare.

Kompania koncesionare e apeloi vendimin fillimisht në Gjykatën e Posaçme të Apelit, por togat e zeza e lanë në fuqi vendimin e shkallës së parë. Në 16 maj kompania e apeloi sërish vendimin, këtë herë në Gjykatën e Lartë. Por edhe kjo gjykatë ka vendosur ta lërë në sekuestro bazën detare. Ndërsa dhe gjykata më e lartë në vend, ajo Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën për heqje të sekuestros së kompanisë ‘Marina Bay Saranda’./ Versus.al

Poll