AKTUALITET /

Lejuan ndërtime pa leje në Parkun Kombëtar të Butrintit, dërgohen në gjyq kryeinspektori i IMT dhe 3 vartësit e tij

Gjithashtu i pandehur është marrë edhe ndërtuesi R.P për veprën penale të ndërtimit të paligjshëm.

Shkruar nga Versus

Lejuan ndërtime pa leje në Parkun Kombëtar të Butrintit,

Sarandë- Prokuroria ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen hetimore në ngarkim të pesë personave të akuzuar për ndërtimet pa leje në zonën e Mbrojtur të quajtur “Kanali i Vivarit” i cili bën pjesë në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Pavarësisht se ka statusin “Monument Natyre” në këtë zonë është ndërtuar në një sipërfaqe te madhe në shkelje të ligjit. Punonjësit e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit nuk kanë ndërhyrë për t’i ndaluar këto ndërtime.

Tre inspektorë dhe kryeinspektori i IMT në bashkinë e Sarandës akuzohen për shpërdorim detyre. Ndërsa ndërtuesi dhe kompania e tij akuzohen për disa vepra penale. Konkretisht janë dërguar në gjyq:

·R.P, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 i Kodit Penal dhe “Pushtimi i tokës” parashikuar nga neni 200 i K.Penal. “Shpërdorimi i tokës” parashikuar nga neni 199 dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.

· Personin Juridik “Laguna Invest”, për veprën penale “Ndërtimi i Paligjshëm” parashikuar nga neni 199/a/4 i K.Penal, “Pushtimi i tokës”.

· Shtetasit E.Z, B.K, V.X, me detyrë inspektor të IVMT, Bashkia Sarandë në kohën e kryerjes së veprës penale, të akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal; dhe

· Shtetasin A.M, me detyrë Kryeinspektor të IVMT Bashkia Sarandë, në kohën e kryerjes së veprës penale, akuzuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Versus.al

Poll