Skema e mashtrimit përmes mikrokredive ka dëmtuar rreth 1700 shtetas shqiptarë, ndërsa sipas SPAK dyshohet se kryhej nga një grup kriminal që zhvaste qytetarët.
Të shumta janë historitë e qytetarëve që janë mashtruar nga këta personave, tashmë të dokumentuara në dosjen e SPAK, që gazetarja Anila Hoxha e disponon. Një prej tyre është edhe çifti Sinomati, të cilët morën një kredi në vitin 2008-2009, 6 milionë lekë të vjetra, për të arreduar shtëpinë e tyre, por pa e ditur se do të binin pre e këtij mashtrimi.
Sipas dëshmisë së tyre në SPAK, ata thonë se kanë shlyer rregullisht kredinë duke paguar shumën prej 650.000 lekë të rinj, dhe se pa paguar u kishte mbetur vetëm shuma prej 55.000 lekë të rinj. Çifti Sinomati tregojnë se ata dinë që edhe këtë shifër e kanë paguar, por se nuk e disponojnë një dokument.
Por kalvari nis në muajin tetor të 2023, kur vëllanë e Pajtim Sinomatit e telefonon një mik dhe e njofton se prona e tij ishte afishuar në ambientet e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Vlorë.
Menjëherë zoti Pajtim është takuar me përmbaruesin, dhe ai i ka thënë se ia ka kthyer përsëri praktikën shoqërisë “MCA”, Tiranë. Sipas dëshmisë ai tregon se në prani të tij është kryer edhe një telefonatë me punonjës të ASHK-së Vlorë ku u është deklaruar se prona është e pastër dhe nuk ka asnjë sekuestro dhe në sistem del e lirë dhe se ishte në emrin e tij.
Më pas përmbaruesi i ka dhënë Sinomatit emrat e dy shefave të MCA-se shtetasve Arben Meskuti dhe Olsi Ibro. Më Meskutin ai tregon se është munduar që të kontaktojë, por nuk i është përgjigjur asnjëherë deri në momentin që i ka bërë bllok numrin.
Më tej ai është paraqitur në zyra e MCA dhe kam kontaktuar me një shtetase e cila i ka thënë që në lidhje me problemin, të bëjë një kërkesë që t’i viheshin në dispozicion të gjithë dokumentacionin se si dilte debitor dhe sa ka qenë shuma e papaguar prej tij.
Ai ka dëshmuar se personalisht nuk ka marrë asnjë njoftim për këtë procedurë apo procedurat e tjera edhe pse adresa e banimit ishte e njëjtë me pasurinë që kishte kaluar në pronësi të MCA-së.







