Tiranë- Një 33 vjeçar i identifikuar me inicialet Arli Ndrejaj është arrestuar nga forcat “Shqiponja” në kryeqytet pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri.
I riu u arrestua teksa lëvizte me një automjet dhe gjatë kontrollit të bërë, në çantën e trupit iu gjetë një pistoletë me krëhër e municion luftarak.

Në njoftimin e policisë theksohet se 33 vjeçari konsiderohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe vepra penale të mëparshme në fushën e krimeve ndaj personit. Në 2014-ën u arrestua së bashku me 5 persona të tjerë me të cilët kishin planifikuar vrasjen e një të riu për motive të dobëta. Versus.al







