
Tiranë- Një 28 vjeçar i identifikuar si Aurel Murra është arrestuar nga policia pasi u kap teksa qarkullonte i armatosur në vendin pranë terminalit të autobusëve me një armë zjarri tip “pistoletë”.
Operacioni i arrestimit të tij u zhvillua nga forcat “Shqiponja” pas informacioneve të siguruara se i riu qarkullonte me mjetin tip “Ford”.
Pistoleta iu gjet gjatë kontrollit të çantës së tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë. Versus.al







