Tiranë- Dy të rinj janë arrestuar nga policia pasi u kapën në Vorë teksa qarkullonin me automjet në makinë.
Në pranga ka rënë 25 vjeçari Sandriano Kastrati, person me precedentë të mëparshëm penalë. Gjatë kontrollit në mjetin të cilin drejtonte, i është gjetur një pistoletë me silenciator.
Ndërsa shoku i tij 21 vjeçar Olsjan Musollari u arrestua nën akuzën e veprës penale “moskallëzim krimi”. Policia sekuestroi armën e zjarrit si dhe 3 telefona në cilësinë e provës materiale. Versus.al







