Pas incidentit të ndodhur së fundmi, analisti Ilir Demaliaj ka reaguar duke hedhur dritë mbi arsyet që, sipas tij, çuan në përshkallëzimin e situatës me ish-deputetin Kujtim Gjuzi. Në një deklaratë për mediat, Demaliaj theksoi se gjithçka kishte nisur nga provokimet dhe komentet fyese që Gjuzi kishte bërë ndaj tij në rrjetin social Facebook, duke përfshirë edhe referenca ndaj familjes së tij.
“Më ka ngacmuar me shkrime në Facebook, duke më përmendur familjen time. Dhe i kërkova arsyen pse shkruan kundër familjes kur u hasëm, dhe ndaj agravoi situata,” – u shpreh Demaliaj.
Ai shtoi se përplasja nuk ka qenë e parashikuar, por është nxitur nga tensionet e akumuluara për shkak të fyerjeve të përsëritura në publik. /Versus.al/








